Faza e dytë e Panairit të Kantonit përfshin mbi 4.5 miliardë dollarë marrëveshje eksporti
2023-04-29 16:24:01

foto/VCG

foto/VCG

Faza e dytë pesëditore e Panairit të 133-të të Importit dhe Eksportit të Kinës (Panairi i Kantonit), që përfundoi të enjten në qytetin jugor të Guangzhou, pati pjesëmarrje të fuqishme.

Deri të mërkurën në mbrëmje, vizitat në mjedise arritën në 815.000, si dhe u nënshkruan marrëveshje eksporti me vlerë mbi 4.5 miliardë dollarë amerikanë, deklaroi në një konferencë shtypi Shu Jueting, zëdhënësja e Ministrisë së Tregtisë.

foto/VCG

foto/VCG

Faza e dytë, ku morën pjesë mbi 12.000 firma, ekspozoi mallra konsumi, dhurata dhe aksesorë shtëpie. Produktet me karbon të ulët tërhoqën vëmendjen, me disa artikuj që u shitën për mbi 1 milion dollarë në një marrëveshje të vetme.

Seksioni i ri i këtij viti i produkteve për nënën dhe foshnjat pati rezultate më të mira sesa pritej, me marrëveshjet që arritën në 110 milionë dollarë deri të mërkurën, treguan të dhënat.

Mbi 390.000 blerës morën pjesë në panairin online deri të mërkurën, me 91 për qind nga jashtë.

foto/VCG

foto/VCG

Shu tha se faza e tretë e Panairit të Kantonit do të zhvillohet nga 1 deri më 5 maj për të ekspozuar veshje, këpucë, artikuj shkrimi, ushqime dhe produkte mjekësore. (Irma)