Banka e Shqipërisë: Forcimi i lekut zhvlerëson kursimet në euro
2023-04-29 16:26:57

foto/Atsh

foto/Atsh

Banka e Shqipërisë bëri të ditur se stoku i depozitave që individët, bizneset, institucionet shtetërore dhe organizatat e tjera kanë në banka, shënoi një rënie në muajin mars të këtij viti.

Sipas BSH-së, kursimet në sistemin bankar zbritën në 1.27 trilionë lekë (rreth 11 miliardë euro) në fund të muajit mars 2023, me një tkurrje prej 0.9%, ose 11.3 miliardë lekë në raport me muajin e mëparshëm, shkruan “ATSH”.

foto/VCG

foto/VCG

Si depozitat në monedhën vendase ashtu dhe ato në valutë kishin tendencë rënëse.

Statistikat e BSH-së tregojnë se kursimet në lekë ishin 549 miliardë lekë, me një tkurrje prej 0.22% në krahasim me shkurtin.

Banka e Shqipërisë ka rritur disa herë normat bazë të interesit gjatë vitit të fundit, duke e çuar aktualisht në 3%, nga 0.5% që ishte në mars të një viti më parë, para se të fillonte rritja e fortë e çmimeve.

foto/VCG

foto/VCG

Kjo lëvizje është ndjekur dhe nga bankat, që ofrojnë interesa më të larta për depozituesit, me qëllim rritjen e kursimeve në banka. (Irma)