Forumi Botëror i të Dhënave bën thirrje për administrim të të dhënave për zhvillim të qëndrueshëm
2023-04-29 16:34:36

foto/Xinhua

foto/Xinhua

Forumi Botëror i të Dhënave (WDF) i Kombeve të Bashkuara që përfundoi të enjten në qytetin Hangzhou, në provincën Zhejiang të Kinës lindore, bëri thirrje për administrim më të mirë të të dhënave dhe më shumë bashkëpunim mes qeverive, për të ndihmuar në krijimin e një të ardhmeje të qëndrueshme, shkruan “China Daily”.

“Sot, në shekullin XXI, të dhënat përfaqësojnë atë që përfaqësonte nafta në shekullin XX, një nxitës të zhvillimit dhe përparimit. Të dhënat, kur përdoren me përgjegjësi, janë themeli i një të ardhmeje të qëndrueshme”,- deklaroi shefi i OKB-së, Antonio Guterres.

foto/Xinhua

foto/Xinhua

Kina ndau në forum përvojën e saj të administrimit të të dhënave dhe premtoi të kontribuojë më shumë në administrimin global të të dhënave, duke organizuar më shumë trajnime ndërkombëtare dhe duke promovuar zhvillimin e Platformës Globale të OKB-së për qendrën e të dhënave të mëdha të Kinës.

foto/Xinhua

foto/Xinhua

Në mesazhin e tij për forumin, presidenti kinez Xi Jinping tha se Kina është e gatshme të punojë me vendet e tjera për të ndihmuar në zbatimin e Axhendës 2030 për Zhvillim të Qëndrueshëm përmes administrimit të të dhënave.

“Kina është gjithashtu e gatshme të thellojë bashkëpunimin ndërkombëtar të të dhënave brenda kuadrit të Iniciativës së Zhvillimit Global”,- tha presidenti Xi. (Irma)