Kina pret 120 milionë udhëtime hekurudhore për festën e Ditës së Majit
2023-04-29 15:17:16

foto/VCG

foto/VCG

Rreth 120 milionë udhëtime të brendshme pritet të kryhen nga pasagjerët e hekurudhave kineze nga 27 prilli deri më 4 maj, në kuadër të festës së Ditës së Majit, njoftoi “China State Railway Group Co., Ltd”, citon “Xinhua”.

Shifra e vlerësuar gjatë kësaj periudhe përfaqëson një rritje prej 20 për qind nga niveli i vitit 2019, sipas kompanisë.

Flukset e pasagjerëve pritet të arrijnë kulmin më 29 prill, ditën e parë të festës pesëditore, me një rekord prej mbi 19 milionë udhëtimesh pasagjerësh.

Këshilli i Shtetit ka njoftuar se festa e Ditës së Majit të këtij viti do të jetë pesë ditë, nga 29 prilli deri më 3 maj.

foto/VCG

foto/VCG

Faqja zyrtare e rezervimit të biletave hekurudhore të Kinës, “12306.cn”, dhe aplikacioni i saj celular, kishin shitur më shumë se 69.08 milionë bileta për festën deri mëngjesin e të enjtes.

foto/VCG

foto/VCG

Më shumë se 10.800 trena pritet të udhëtojnë mesatarisht çdo ditë për të trajtuar fluksin e udhëtarëve gjatë kësaj periudhe festive.

Dita e Majit, e njohur edhe si Dita e Punës, festohet më 1 maj në Kinë. (Irma)