Përparimi i jashtëzakonshëm i Kinës në inovacionin e pavarur është karakterizuar nga pjesëmarrja në rritje e grave në industrinë e pronësisë intelektuale. Më shumë gra kineze kanë shfrytëzuar potencialin e tyre për të synuar kufijtë e shkencës, për t'i shërbyer ekonomisë dhe për të përmirësuar jetesën e njerëzve. Gratë novatore kineze ishin në fokus të Ditës Botërore të Pronësisë Intelektuale të këtij viti, që u shënua më 26 prill, me temë "Gratë dhe pronësia intelektuale: Përshpejtimi i inovacionit dhe kreativitetit".
Gratë novatore shkëlqejnë me përparimin e pronësisë intelektuale
“Gratë mbajnë gjysmën e qiellit". Citati i famshëm i kryetarit Mao zbatohet për eksplorimin e hapësirës moderne të Kinës. Li Wenjing nga Korporata e Shkencës dhe Industrisë së Hapësirës Ajrore të Kinës është një nga gratë shkencëtare që kontribuon me mençuri në inovacionin e vendit.
Li Wenjing
“Marshimi i madh-5” është një raketë transportuese kineze e ngarkuar me misione jetike, të tilla si nisja e sondës në Mars dhe modulet e stacionit hapësinor. Në fazat e zhvillimit, një problem që trajtoi Li ishte një sasi e madhe nxehtësie e gjeneruar nga tubacionet e gazit të motorit që dëmtoi komponentët e brendshëm elektronikë. U desh që shkencëtarët të gjenin një metodë për parandalimin e kushteve të mbinxehjes.
Ekipi i Li doli me një material rezistent ndaj nxehtësisë me efikasitet të lartë, por ishte një provë e vështirë. Asnjë studim i mëparshëm nuk i shërbeu për referencë pas leximit të një sërë punimesh kërkimore brenda dhe jashtë vendit.
"Duhej ta bënim nga e para",- tha Li.
Falë përpjekjeve të tyre të pandërprera, Li dhe kolegët e saj krijuan një material termoizolues dhe një metodë përgatitjeje për të. Shpikjet fituan çmimin e patentës së artë të Kinës në 2018-n.
Ashtu si shumica e grave në karrierë, Li përpiqet të balancojë familjen dhe punën. Ajo shpesh pendohet që ka kaluar kaq pak kohë me fëmijët e saj për shkak të punës. Por duke iu përgjigjur thirrjeve të vendit për mbështetje teknologjike, gruaja shkencëtare është e vendosur të kontribuojë në zhvillimin e materialeve gjithnjë e më të holla dhe më të lehta për anijen kozmike.
“Gree” është një gjigant kinez i pajisjeve elektrike me mijëra aplikime për patentë. Kryetarja e saj është Dong Mingzhu, e cila vlerëson dhe shpërblen inovacionin.
Ajo tha se gratë janë shtylla kurrizore e arritjeve inovative të kompanisë, pasi gratë shpikëse përbënin më shumë se 55 për qind të aplikimeve për patentë. Ajo shpërblen çdo vit punonjësit për kontributet në teknologjinë shkencore dhe mbi 65 për qind e fituesve janë gra.
Dong Mingzhu
Kompania e Dong gjithashtu i është bashkuar në mënyrë aktive konkurrencës globale përmes kërkimit dhe zhvillimit të vazhdueshëm. Kompania e saj ka paraqitur rreth 5000 patenta në 35 vende dhe rajone, si Evropa, Shtetet e Bashkuara dhe Japonia, duke sjellë një mori vlerësimesh ndërkombëtare.
E quajtur "Zonja e hekurt" në qarqet e biznesit, sipërmarrësja 68-vjeçare është gjithashtu një ligjvënëse kombëtare. Ajo ka paraqitur shumë sugjerime për mbrojtjen e pronësisë intelektuale.
"Mbrojtja më e rreptë e pronësisë intelektuale rrit besimin e “Gree” në inovacion. Është gjithashtu një mënyrë efektive për të rritur kompetencat thelbësore të prodhuesve kinezë",- tha Dong në një intervistë. "Ne kërkojmë mbrojtjen e teknologjive pronësore, sepse lehtëson konkurrencën e shëndetshme në industri dhe siguron një bazë solide për përsëritjen, përmirësimin dhe përparimin në teknologji.
Me fjalë të tjera, mbrojtja e rreptë e pronësisë intelektuale mund të na inkurajojë të sfidojmë veten për t'u bërë më krijues dhe për të ruajtur udhëheqjen në kërkimin dhe zhvillimin e teknologjisë".
Ajo është gjithmonë e gatshme të pranojë sfida të reja. Kur shitjet e kompanisë u penguan nga Covid 19, ajo promovoi një sërë shitjesh produktesh online, duke përfshirë pastrues ajri dhe gjeneratorë dezinfektues, për të ndihmuar konsumatorët të mbanin shtëpitë e tyre të shëndetshme.
Liang Qianjuan
Ashtu si Dong, Liang Qianjuan është gjithashtu një transmetuese e shkëlqyer në platformat e tregtisë elektronike. Një fermere nga provinca Gansu, Liang nuk ka patenta të saj dhe nuk ka bërë ndonjë shpikje të rëndësishme. Por ajo ka përdorur pronësisë intelektuale për të rritur të ardhurat e saj dhe të të tjerëve në vendlindje.
Liang hapi një dyqan online dhe promovoi produkte bujqësore lokale me tregues gjeografikë (GI).
GI është një lloj marke tregtare për të treguar se një produkt ka një origjinë specifike gjeografike dhe ka cilësi ose reputacion për shkak të asaj origjine. Është një garanci cilësore, duke i dalluar nga konkurrentët.
Përfitimet e GI-ve përfshijnë procese të standardizuara, rritje të prodhimit dhe më shumë punësim për vendasit.
Vendlindja e Liang është një fshat i largët në Longnan me burime të pasura të tregues gjeografikë, si çaji jeshil, vaj ulliri dhe mollë.
Liang Qianjuan
Autoritetet vendore kanë bërë përpjekje për marrjen e GI-ve në vitet e fundit. Më shumë fermerë janë të përfshirë tani në prodhimin dhe tregtimin e këtyre produkteve.
Pasi një vaj ulliri vendas u rendit si një produkt i mbrojtur i një marke kombëtare gjeografike, pemët e ullirit mbillen tani në mbi 34,000 hektarë, duke përfituar mbi 210,000 fermerë vendas. Vlera e prodhimit arriti në 1.86 miliardë juanë (rreth 268.6 milionë dollarë amerikanë).
GI gjithashtu lejon shitësit të ndajnë përfitimet e markës. Shitjet vjetore të dyqanit online të Liang janë rritur nga dhjetëra mijëra juanë në më shumë se 4 milionë juanë gjatë dhjetë viteve të fundit.
Për shkak të zgjerimit të shitjeve të saj në internet, ajo tani ka 300 fermerë vendas që furnizojnë produkte. Suksesi i saj ka inkurajuar gjithashtu të tjerët dhe tani ka mijëra njerëz që shesin produkte vendore në internet në qytetin e saj të lindjes.