Kina zhvillon samitin për të nxitur zhvillimin digjital
2023-04-28 16:56:38

CFP

CFP

Edicioni i 6-të i “Digital China Summit” startoi në qytetin Fuzhou në provincën Fujian të Kinës lindore. Li Shulei, një anëtar i Byrosë Politike të Komitetit Qendror të Partisë Komuniste të Kinës dhe kreu i Departamentit të Publicitetit të Komitetit Qendror të PKK-së, mbajti një fjalim kryesor në ceremoninë e hapjes.

Në këtë event mori pjesë edhe nënkryetari i Komitetit Kombëtar të Konferencës Konsultative Politike të Popullit Kinez, Leung Chun-ying.

Samiti dyditor fokusohet në shfaqjen e arritjeve më të fundit të nismës së Kinës Digjitale dhe në shkëmbimin e përvojës në zhvillimin digjital, citon “Xinhua”.

CFP

CFP

Pjesëmarrësit kanë mundësinë të dëshmojnë përparim të jashtëzakonshëm në fusha të tilla si infrastruktura digjitale, ekonomia digjitale dhe shoqëria digjitale në një ekspozitë kushtuar zhvillimit digjital.

Gjatë aktivitetit do të ketë gjithashtu një ekspozitë të produkteve digjitale, një konkurs për inovacionin digjital dhe një sërë forumesh.

Samiti është bashkësponsorizuar nga Administrata e Hapësirës Kibernetike të Kinës, Komisioni Kombëtar i Zhvillimit dhe Reformës, Ministria e Shkencës dhe Teknologjisë, Ministria e Industrisë dhe Teknologjisë së Informacionit, Komisioni i Mbikëqyrjes dhe Administrimit të Pasurive në pronësi shtetërore të Këshillit Shtetëror, si dhe Qeveria Popullore e provincës Fujian. (Irma)

CFP

CFP