Presidenti kinez, mesazh ngushëllimi homologut të Angolës për shirat e rrëmbyeshëm
2023-04-28 19:37:58

Foto nga VCG

Presidenti kinez Xi Jinping i dërgoi të enjten një mesazh ngushëllimi presidentit të Angolës Joao Manuel Gonçalves Lourenço për katastrofën e shirave të rrëmbyeshëm në Angolë.

Në mesazhin e tij Xi Jinping-u tha se u trondit kur mësoi se shumë krahina të Angolës, përfshirë Luandën, kryeqytetin e vendit, u goditën nga katastrofa e shirave të dendur, që shkaktuan viktima të shumta dhe humbje të mëdha materiale. “Në emër të qeverisë e të popullit kinez shpreh hidhërimin për viktimat dhe ngushëllime për të afërmit e tyre. Besoj se Angola do të kapërcejë vështirësitë dhe të rindërtojë shtëpitë e njerëzve,” u shpreh kreu i shtetit kinez. (Çang Çuo)