
CFP
Ministria e Burimeve Njerëzore dhe Sigurimeve Shoqërore bëri të ditur se Kina do të bëjë më shumë përpjekje për të stabilizuar më tej punësimin.
Zëvendësministri Yu Jiadong deklaroi në një konferencë shtypi se ministria do të përshpejtojë zgjerimin, zbatimin, optimizimin dhe rregullimin e politikave dhe masave, si dhe do të promovojë inovacionin në ide, sisteme dhe institucione për punësim, citon “Xinhua”.
Zëvendësministri tha se punësimi i grupeve kyçe, duke përfshirë të diplomuarit e kolegjit do të sigurohet, duke theksuar se do të avancohet plani për të promovuar punësimin dhe sipërmarrjen për të diplomuarit e kolegjit dhe aktivitete të tilla si panairet e punës në kampus.
Më tej zv.ministri shtoi se shërbimet e punësimit do të rriten dhe do të vijojnë të zhvillohen trajnime profesionale në shkallë të gjerë.

CFP
“Ministria do të nisë një fushatë të veçantë për të korrigjuar rendin në tregun e burimeve njerëzore, për të goditur aktivitetet e paligjshme, të tilla si agjencitë e ndërmjetësimit të paligjshëm dhe rekrutimet e rreme, si dhe për të mbrojtur të drejtat dhe interesat legjitime të punëtorëve”,- tha Yu.
Tregu i punës në Kinë dëshmoi një përmirësim të qëndrueshëm në tremujorin e parë të vitit, me normën e anketuar të papunësisë urbane që ra në 5.3 për qind në mars, nga 5.6 për qind në shkurt, që është më e ulët se 5.8 për qind një vit më parë. Numri i vendeve të reja të punës të krijuara në tre muajt e parë ishte 2.97 milionë, duke u rritur me 120.000 në baza vjetore, treguan të dhënat nga ministria. (Irma)

CFP
