MJK: Mbi 1 100 shtetas kinezë janë evakuuar nga Sudani
2023-04-28 11:46:12

CFP

CFP

Deri tani, më shumë se 1 100 shtetas kinezë janë evakuuar të sigurt nga Sudani, i tha të mërkurën Grupit Mediatik të Kinës Wu Xi, drejtorja e përgjithshme e Departamentit të Çështjeve Konsullore në Ministrinë e Jashtme kineze.

Sipas udhëzimit të Ministrisë së Jashtme, ambasadat e konsullatat kineze në Sudan dhe vendet fqinje organizuan evakuime në shkallë të gjerë, të sigurta e të rregullta të personelit nga zonat e konfliktit, të tilla si Khartumi, në një periudhë të shkurtër kohe, tha Wu.

Ushtria Çlirimtare Popullore e Kinës mobilizoi anije luftarake për operacionet e zhvendosjes dhe evakuimit, vuri në dukje ajo, duke shtuar që Kina mbështet konceptin e një bashkësie me një të ardhme të përbashkët të njerëzimit dhe ka ofruar ndihmë aktive për evakuimin e sigurt të shtetasve të huaj.

CFP

CFP

Qëllimi themelor i diplomacisë së Kinës është t'i shërbejë popullit  dhe Kina ka kryer numrin më të madh të evakuimeve të organizuara që nga shpërthimi i konfliktit në Sudan, theksoi Wu.

Që nga 15 prilli janë zhvilluar përleshje të armatosura ndërmjet ushtrisë sudaneze dhe Forcave të Mbështetjes së Shpejtë në Khartum dhe zona të tjera. Së paku 512 veta janë vrarë nga këto përleshje, bëri të ditur Ministria e Shëndetësisë e Sudanit të mërkurën.

CFP

CFP