“Airbus” krijon qendrën e shërbimit të avionëve në Kinën jugperëndimore
2023-04-28 17:53:53

CFP

CFP

“Airbus”, prodhuesi europian i avionëve, ngriti një qendër shërbimi të avionëve në qytetin jugperëndimor kinez Chengdu.

Si qendra e parë e shërbimit të ciklit të jetës së avionëve të “Airbus” jashtë Europës, ajo do të ofrojë shërbime parkimi, ruajtjeje, mirëmbajtjeje, përmirësimi, modifikimi, çmontimi dhe riciklimi për të gjitha llojet e avionëve, njoftoi kompania, citon “Xinhua”.

Duke mbuluar një sipërfaqe prej 717.000 metrash katrorë, qendra do të ketë kapacitetin për të strehuar 125 avionë.

Qendra është një bashkëpunim midis “Airbus”, “TARMAC Aerosave” dhe “Aerotropolis Xingcheng Group”, e pozicionuar në Chengdu, kryeqendra e provincës Sichuan.

Krijimi i qendrës shënon shtrirjen e biznesit të “Airbus” në Kinë përmes të gjithë zinxhirit të industrisë së aviacionit. (Irma)