Fitimet industriale në Kinë shënuan rënie në tremujorin e parë, por ka shenja rikuperimi
2023-04-28 17:50:50

CFP

CFP

Firmat kryesore industriale në Kinë pësuan një rënie të fitimeve gjatë tremujorit të parë të vitit, por pati shenja të rimëkëmbjes me synimin për përmirësim, treguan të dhënat nga Zyra Kombëtare e Statistikave (NBS), citon “Xinhua”.

Firmat industriale me të ardhura vjetore të biznesit kryesor prej të paktën 20 milionë juanë (rreth 2.9 milionë dollarë amerikanë) patën fitime të kombinuara në rreth 1.52 trilionë juanë gjatë kësaj periudhe, me një rënie prej 21.4 për qind në baza vjetore, bëhet e ditur në të dhënat e Statistikave.

Vetëm në mars, fitimet e firmave të mëdha industriale ranë 19.2 për qind në baza vjetore, duke u tkurrur me 3.7 pikë përqindje nga ajo në dy muajt e parë, tha statisticieni i NBS, Sun Xiao.

CFP

CFP

Të ardhurat e kombinuara të firmave të mëdha industriale u rritën me 0.6 për qind në baza vjetore, duke rikthyer një rënie prej 1.3 për qind nga janari në shkurt, ndërsa kërkesa e tregut u rikuperua.

Sektori i prodhimit të pajisjeve shënoi një rritje prej 5.4 për qind në baza vjetore për sa i përket të ardhurave në muajin mars, ndërsa fitimi ra me 7 për qind, duke u tkurrur me 19.1 pikë përqindje nga ai i dy muajve të parë.

Të nxitura nga rritja e prodhimit dhe shitjeve, fitimet e firmave të prodhimit të automobilave u rritën me 9.1 për qind në mars, në kontrast të fortë me një rënie prej 41.7 për qind në periudhën janar-shkurt.

CFP

CFP

Sektori i prodhimit dhe furnizimit me energji raportoi një rritje të fitimit prej 41.9 për qind në mars nga një vit më parë, i nxitur nga lulëzimi i kërkesës, prej rimëkëmbjes ekonomike.

Konsumi i ngrohjes ndihmoi firmat e produkteve të konsumit të arrinin fitime më të mira. Fitimet e prodhuesve të pijeve dhe çajit të rafinuar u rritën me 39.9 për qind në baza vjetore.

Për të përshpejtuar rikuperimin e fitimeve industriale, Sun nxiti përpjekjet për të zgjeruar kërkesën e tregut, për të rritur besimin dhe për t'u dhënë ndërmarrjeve arsye për t'u ndjerë pozitivë për të ardhmen. (Irma)

CFP

CFP