Samiti Kinë-Azinë Qendrore do të mbahet në maj
2023-04-28 16:29:43

Samiti Kinë-Azi Qendrore do të mbahet në maj në Xi'an, kryeqendra e provincës kineze Shaanxi, thuhet në një njoftim për shtyp të Takimit të katërt të ministrave të Jashtëm Kinë-Azi Qendrore, citon “Xinhua”.

Gjatë Takimit të tretë të ministrave të Jashtëm Kinë-Azinë Qendrore në qershor 2022 të gjitha palët ranë dakord të krijonin një mekanizëm takimi të krerëve të shteteve Kinë-Azi Qendrore.

Si një konsensus i arritur nga të gjitha palët, samiti i parë do të organizohet nga Kina, njoftoi zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme, Mao Ning, në fillim të kësaj jave. (Irma)