
Foto nga VCG
Sekretari i përgjithshëm i Komitetit Qendror të Partisë Komuniste të Kinës (PKK) Xi Jinping kryesoi të premten një mbledhje të Byrosë Politike të Komitetit Qendror të PKK-së për të analizuar situatën e tanishme ekonomike dhe punën lidhur me ekonominë.
Në mbledhje u vu në dukje se, që nga fillimi i vitit, ekonomia dhe shoqëria kineze kanë rifilluar plotësisht funksionimin normal.
Me planifikimin dhe ndërthurjen e makropolitikave, "trysnia e trefishtë" e tkurrjes së kërkesës, goditjes së ofertës dhe dobësimit të parashikimeve është lehtësuar, ndërkohë që rritja ekonomike ka qenë më e mirë sesa pritej, kërkesa e tregut është rimëkëmbur gradualisht, zhvillimi ekonomik ka treguar hov në rritje dhe funksionimi ekonomik ka pasur nisje të mbarë, u theksua në këtë mbledhje. (Çang Çuo)
