ABC-ja: Keqtrajtim sistematik i të burgosurve në institucionet e dënimit në ShBA
2023-04-28 13:32:21

Rrjeti televiziv amerikan ABC u shpreh në një raport të tij të mërkurën se në ShBA po përhapen shkeljet e të drejtave të njeriut në institucionet e vuajtjes së dënimit dhe në burgjet federale ekziston keqtrajtimi sistematik i të burgosurve. Kjo krizë vijon prej kohësh, vihet në dukje në këtë raport.

Një oficer policor tërhiqte një e burgosure, burg Orient Road, Tampa, shtet Florida, 17 nëntor 2022(Foto:VCG) 

Sipas hetimeve të bëra nga senatori i Partisë Demokrate i shtetit të Xhorxhias Jon Ossoff,  gardianët e burgut kryejnë veprime të padrejta ndaj të të burgosurve, si abuzimi seksual.

Ai propozoi një reformim të plotë të mbikëqyrjes së burgjeve.

Po të mërkurën, disa kongresmenë amerikanë paraqitën "Aktin e mbikëqyrjes së burgjeve federale", duke synuar forcimin e kontrollit në burgje dhe zgjidhjen e problemit të skandaleve të keqtrajtimit të të burgosurve. Në këtë dokument kërkohet krijimi i një linje të posaçme telefonike ku të burgosurit mund të raportojnë veprimet e padrejta në burgje. Nëse niveli i vlerësuar i rrezikut të një burgu është i lartë, ndaj tij do të bëhet një mbikëqyrje më e rreptë.