Hainan nxjerr planin për të tërhequr universitete të huaja
2023-04-27 11:05:10

Foto nga VCG

Kina ka nxjerrë një plan për të lejuar institucionet e huaja të arsimit të lartë dhe ato nga rajonet e posaçme administrative të Hong Kongut, Makaos dhe Tajvanit, që të krijojnë dhe drejtojnë në mënyrë të pavarur universitete dhe shkolla të larta profesionale në Zonën e Tregtisë së Lirë Hainan, raportoi të mërkurën “China Daily”.

Më parë, universitetet jashtë territorit kinez duhej të bashkëpunonin me një partner lokal për të drejtuar shkollat në pjesën kontinentale.

Universitete me reputacion jashtë shtetit, të specializuar në fushat e shkencës, inxhinierisë, bujqësisë dhe mjekësisë, mund të hapin kampuse në Hainan, sipas planit të publikuar nga Ministria e Arsimit dhe autoritetet vendore në Hainan.

Universitetet inkurajohen të prezantojnë kurse të avancuara dhe materiale mësimore dhe të pranojnë studentë të huaj dhe ata gjithashtu mund të regjistrojnë studentë nga pjesa kontinentale përmes politikës kombëtare të regjistrimit, sipas planit.

Politikat e favorshme në Hainan pritet të tërheqin më shumë universitete të huaja për të hapur kampuse në Kinë dhe studentët kinezë mund të kenë më shumë mundësi për të marrë arsimim me cilësi të lartë pa shkuar jashtë shtetit. (Elona)