Okinava nuk duhet të bëhet përsëri fushë beteje
2023-04-27 17:32:52

Në mëngjesin e së mërkurës, banorët e prefekturës së Okinavës në Japoni panë një numër të madh pjesëtarësh dhe mjetesh të Forcave Vetëmbrojtëse të Japonisë në portet dhe rrugët vendore, ndërsa qeveria deklaroi që do të dislokojë aty raketa të tipit “Patriot 3”. Po atë ditë, këtu u zhvillua prova e sistemit të alarmit kombëtar. Për këtë, mediat vendore kritikuan se zgjerimi ushtarak nga ana e qeverisë japoneze është kundër “Kushtetutës Paqësore”, duke kërcënuar sigurinë e qëndrueshmërinë rajonale.

Forca Vetëmbrojtëse të Japonisë në Okinavë(Foto:VCG)

“Mos e bëni përsëri Okinavën fushë betejë”, u shprehën anëtarët e delegacionit të këshilltarëve të prefekturës në një vendim të miratuar nga këshilli vendës që iu paraqit ministrive të mbrojtjes  e të punëve të jashtme dhe Zyrës së Kabinetit të Japonisë. Në këtë vendim ngrihen dyshime për tre dokumente mbi sigurinë të miratuara në fund të vitit të kaluar, duke i kërkuar qeverisë japoneze të zbatojë si duhet parimet e përcaktuara në katër dokumentet politike lidhur me Kinën, për të nxitur miqësinë midis dy vendeve dhe vendosjen e paqes me anë të dialogut dhe diplomacisë.

 Sipas një komenti të Grupit Mediatik të Kinës, ky veprim tregon mendimin e mbi 1.46 milion banorëve të Okinavës dhe zërin e forcave pro paqes brenda Japonisë.

“Për shkak të vuajtjeve historike prej luftës, banorët e Okinavës i kuptojnë thellësisht vlerat e paqes. Vendimi shpreh pakënaqësinë dhe shqetësimet e ekspansionit militarist të qeverisë japoneze dhe bën thirrje për miqësinë kino-japoneze e paqen rajonale. Dy ditë më parë, shumë organizata popullore japoneze deklaruan se do të zhvillonin grumbullime paqësore masive më 21 maj për të shprehur kundërshtimin ndaj dislokimit të raketave në Okinavë. Këto kërkesa të drejta, qeveria japoneze duhet t’i dëgjojë”, shkruhet në koment.