MJK: Kina ka ndihmuar shtetasit e pesë vendeve të evakuohen nga Sudani
2023-04-27 20:48:49

Foto: VCG

Foto: VCG

Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Kinës Mao Ning u shpreh të enjten në një konferencë shtypi se deri tani, përveç më shumë se 1 300 shtetasve kinezë, Kina ka ndihmuar edhe shtetasit e pesë vendeve të tjera të evakuohen nga Sudani.

Zëdhënësja tha, se pas shpërthimit të konfliktit të armatosur në Sudan, pala kineze zbatoi me vendosmëri frymën e rëndësishme të udhëzimeve të presidentit kinez Xi Jinping, duke u përpjekur të mbrojë sigurinë e shtetasve kinezë dhe duke organizuar operacionin e evakuimit.

Foto: VCG

Foto: VCG

“Deri më tani më shumë se 1300 shtetas kinezë janë evakuuar në mënyrë të sigurt. Një pjesë prej tyre u largua nga Sudani me anije ushtarake kineze ose anije të tjera, ndërsa një pjesë janë duke u larguar. Në kryeqytetin Khartum kanë mbetur edhe pak shtetas kinezë. Ne po kujdesemi për sigurinë e tyre dhe do të vazhdojmë të bëjmë çmos për t’i ndihmuar. Në operacionin e evakuimit, me konceptin e bashkësisë me fate të përbashkëta të njerëzimit, Kina ndihmoi edhe shtetas të huaj të evakuohen. Deri më tani shtetasit e pesë vendeve janë larguar nga Sudani me anije kineze. Edhe vende të tjera po i kërkojnë Kinës ndihmë në evakuim dhe Kina do të vijojë ta japë këtë ndihmë,” u shpreh Mao. (Li Huailiang/Artan)