Foto nga VCG
Zyrtarët kinezë dhe grekë dhe përfaqësuesit e biznesit eksploruan mënyra për të nxitur bashkëpunimin dypalësh në transport dhe tregti gjatë një veprimtarie investimi të mbajtur në portin e Pireut të martën, bën të ditur “Xinhua”.
Aktiviteti u organizua nga Zona Speciale Pilot e Tregtisë së Lirë të Shangait, Lingang, në ambientet e Autoritetit Portual të Pireut S.A. (PPA), një anëtar i grupit të transportit COSCO të Kinës.
Si fuqia ekonomike e Kinës, Shangai ka qenë gjithmonë një destinacion ideal për investime të huaja.
Zhao Yihuai, zëvendësdrejtor i Administratës së Zonës Speciale Lingang, tha se Zona Speciale e Lingang është bërë një motor i ekonomisë së Shangait dhe krijimi i saj është një lëvizje e rëndësishme për të demonstruar qëndrimin e qartë të Kinës ndaj hapjes dhe globalizimit ekonomik.
“Ne dëshirojmë të punojmë së bashku me palën greke për ta bërë më të fortë bashkëpunimin dypalësh të anijeve dhe porteve”,- tha ambasadori kinez në Greqi, Xiao Junzheng.
Manolis Koutoulakis, sekretari i përgjithshëm i Ministrisë greke të Çështjeve Detare dhe Politikës Ishullore, tha se Greqia dhe Kina kanë pasur një përvojë të rëndësishme në Pire dhe të dyja palët kanë interesa të përbashkëta në zgjerimin e këtyre marrëdhënieve.
Ndërkaq, kryetari i Bashkisë së Pireut, Yiannis Moralis, tha: “Investimet e COSCO-s në vitet e fundit në zhvillimin dhe modernizimin e portit të Pireut padyshim e kanë forcuar më tej pozicionin e tij në hartën botërore të detit, turizmit dhe tregtisë. Le të vazhdojmë bashkëpunimin e mirë që kemi në vitet e ardhshme”. (Elona)