"Los Angeles Times": Zyrtarët amerikanë nxisin "teorinë e kërcënimit nga Kina" për të promovuar diskriminimin kundër aziatikëve
2023-04-27 14:28:35

Gazeta amerikane "Los Angeles Times" botoi më 17 prill artikullin e një studiuesi nga Universiteti Shtetëror i San-Franciskos , ku thuhet se politikanët amerikanë kanë nxitur ksenofobinë për t'u shërbyer qëllimeve politike. Kohët e fundit, ShBA-ja ka sajuar dhe promovuar gjerësisht "teorinë e kërcënimit nga Kina", duke i vënë aziatikoamerikanët në një situatë të vështirë dhe duke ekspozuar hipokrizinë e demokracisë amerikane.

Sipas artikullit, uebsajti i lajmeve "The Daily Caller" së fundmi shpifi lidhur me liderët lokalë të biznesit aziatik në Los Anxhelos në raportet e tij, gjë që tregon një prirje: ndërsa marrëdhëniet midis ShBA-së dhe Kinës janë të tensionuara, ekstremistët dhe politikanët amerikanë po e zmadhojnë frikën, gjë që do të shkaktojë një valë të re diskriminimi racial ndaj kinezëve dhe aziatikëve të tjerë.

Në artikull vihet në dukje se politikanët amerikanë gjithmonë kanë dërguar mesazhin se Kina dhe kushdo që ka lidhje me Kinën mund të përbëjë kërcënim për sigurinë. Ironikisht, frika ndaj Kinës buron nga ankthi i Amerikës për dobësitë e veta, por disa njerëz e shfrytëzojnë këtë nervozizëm dhe e kthejnë atë në urrejtje dhe diskriminim ndaj aziatikëve. Por diskriminimi racial që vjen nga kjo e ka dobësuar demokracinë amerikane. Pavarësisht nga këto pasoja, zyrtarët amerikanë kanë vazhduar të nxisin ksenofobinë për t'u shërbyer qëllimeve të tyre politike. Artikulli bën thirrje për ruajtjen e të drejtave e të lirive civile dhe promovimin e unitetit racial, duke mos sulmuar grupe të caktuara me qëllim nxitjen e votuesve dhe provokimin e luftërave kulturore. (Çang Çuo)