Studiuesja australiane kritikohet rëndë në internet thjesht se dëshiron të vizitojë Kinën
2023-04-27 20:58:56

Në median sociale “Twitter”, studiuesja australiane Maureen A Huebel u kritikua nga përdorues të internetit. Llogaria e saj u cilësua si “robot” dhe u mbyll, thjesht për shkak se ajo dëshiron të dijë të vërtetën e Xinjiang-ut. 

“Disa njerëz krijuan gënjeshtra për Kinën për të mashtruar publikun. Ata kanë frikë se studimi im do të prishë ‘rrëfimin e tyre mbi Xinjiang-un’,” tha Maureen.

Për një kohë të gjatë, disa media dhe politikanë perëndimorë kanë trumbetuar thënien e "gjenocidit në Xinjiang", por Maureen dyshon për një gjë të tillë. Ajo e di se PBB-ja dhe numri i popullsisë së Xinjiang-ut janë rritur. Për të njohur situatën reale, ajo hapi një llogari në “Twitter” për të hetuar, gjë që tërhoqi shpejt mijëra ndjekës.

Ajo postoi disa vlerësime pozitive ndaj Kinës, por u kritikua se “nuk mund të bësh një mendimtare kritike”.

Huebel deklaroi në “Twitter” se do të hetojë punën e zhdukjes së varfërisë në Xinjiang në vitin 2024, çka tërhoqi sulme e fyerje edhe më të egra.

Ajo dëshiron të vizitojë Xinjiang-un vitin e ardhshëm për t’u njohur me luftën kundër varfërisë dhe për të biseduar me banorët vendorë.

“Vitet e fundit, Kina po bëhet gjithnjë dhe më e pasur, dhe kinezët e zakonshëm po përfitojnë nga zhvillimi ekonomik i vendit. Xinjiang-u është një ndër rajonet me rritje më të shpejtë të PBB-së në Kinë dhe popullsia gjithashtu është shtuar. Dua të studioj se si janë realizuar arritjet në Xinjiang, pse ka arritur sukses Kina në zhdukjen e varfërisë, si mund të shndërrohen pjesëmarrësit në kontribuues aktivë dhe ç’përvojë mund të mësojë Australia nga Kina,” thotë studiuesja. (Li Huailiang/Artan)