Agjencia e BE-së për Mjedisin: Ndotja e ajrit dëmton fëmijët
2023-04-27 10:43:12

Foto nga VCG

Ndotja e lartë e ajrit me grimcat e ngurta, sipas një studimi të Agjencisë së BE-së për Mjedisin (EEA), çon në vdekje të parakohshme të më shumë se 1200 fëmijëve dhe të rinjve në BE në vende si Zvicra, Norvegjia, Islanda, Lihtenshtajni e Turqia. Përveç kësaj, ajo rrit rrezikun për sëmundje të tjera të mëvonshme në jetë, përcjell “RTSH”. Arsyeja kryesore për ndotjen me grimcat e imta të ngurta është djegia e lëndëve si qymyri për ngrohjen. Krahas vlerave të larta të grimcave ndotëse, problematike mbeten edhe vlerat e larta të ozonit dhe dyoksidit të azotit.

Nga këto vlera rrezikohen sidomos fëmijët sepse organet e tyre dhe sistemi imunitar janë ende në zhvillim e sipër. Drejtori ekzekutiv i EEA-s tha se të gjithë europianët duhet të mbrohen nga ndotja, por në radhë të parë fëmijët.

“Ne nuk mund t'i trajtojmë fëmijët si të rritur të vegjël kur bëhet fjalë për rreziqe mjedisore dhe ndotje të ajrit. Ata kanë ndër të tjera një frekuencë më të lartë të frymëmarrjes, marrin frymë më shumë përmes gojës dhe kanë një peshë më të vogël”, është shprehur një ekspert i EEA-së, Gerardo Sanchez.

Qytetet me ajrin më të pastër në Europë janë Faro në Portugali, Umea dhe Upsala në Suedi, sipas një krahasimi mes 375 qyteteve europiane. (Elona)