Kryediplomati: Kina, e gatshme të nxitë me vendet e Azisë Qendrore zgjidhjen e krizës së Ukrainës
2023-04-27 20:40:04

Zhvillimi i krizës ukrainase deri në këtë pikë ku ka arritur sot ka një sfond të thellë historik dhe arsye praktike komplekse, tha të enjten këshilltari i Shtetit dhe ministri i Jashtëm kinez Qin Gang.

Ai theksoi se për të gjitha krizat komplekse duhet të zhvillohen negociata dhe e vetmja mënyrë për të zgjidhur konfliktet e ndërlikuara është ajo me mjete politike.

Foto: VCG

Foto nga Ministria e Jashtme e Kinës

Kreu i diplomacisë kineze u shpreh kështu gjatë shkëmbimit të pikëpamjeve mbi çështjet aktuale ndërkombëtare e rajonale në kuadër të Mbledhjes së 4-t të Ministrave të Jashtëm Kinë-Azi Qendrore në Xian të provincës veriperëndimore të Kinës Shaanxi.

Ai shtjelloi qëndrimin e Kinës mbi krizën e Ukrainës, duke theksuar se biseda telefonike e presidentit kinez Xi Jinping me presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskyy të mërkurën është një hap i rëndësishëm i ndërmarrë nga Kina për të nxitur një zgjidhje politike për krizën në Ukrainë, duke pasqyruar përsëri qëndrimin e vendosur të Kinës për promovimin e bisedimeve të paqes.

Foto: VCG

Foto: VCG

Kina dhe vendet e Azisë Qendrore ndajnë pikëpamje e qëndrime të ngjashme mbi krizën e Ukrainës dhe pala kineze është e gatshme të punojë së bashku me të gjitha palët ndërkombëtare, duke përfshirë vendet e Azisë Qendrore, për të nxitur arritjen e konsensusit më të madh të mundshëm për zgjidhjen e krizës së Ukrainës, shtoi Qin.

Gjatë mbledhjes, Kina e pesë vendet e Azisë Qendrore arritën bashkëpunim të frytshëm dhe konsensus të gjerë mbi çështjet që kanë të bëjnë me ekonominë, tregtinë e sigurinë. Ato gjithashtu pranuan ta zhvillojnë mbledhjen e ministrave të jashtëm një herë në vit.