Kina kundërshton akuzat e ShBA-së me prova të fabrikuara ndaj zyrtarëve kinezë të zbatimit të ligjit
2023-04-27 20:46:49

Foto nga ministria e Jashtme e Kinës

Foto nga ministria e Jashtme e Kinës

Në përgjigje të akuzave së ShBA-së ndaj zyrtarëve kinezë të zbatimit të ligjit, zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Kinës tha të enjten në një konferencë për shtypin se ditët e fundit, pala amerikan sajoi me qëllim të keq të ashtuquajturin "represion transnacional", duke proceduar me prova të fabrikuara 40 oficerë policie dhe zyrtarë të tjerë të qeverisë kineze. Pekini e kundërshton me vendosmëri manipulimin politik dhe zmadhimin e teorisë së "kërcënimit nga Kina", duke bërë demarsh serioz dhe duke protestuar me forcë nëpërmjet kanaleve diplomatike dhe të zbatimit të ligjit.

“Veprimet e palës amerikane shkojnë kundër fakteve, etikës profesionale e frymës së ligjit, dhe përbëjnë në thelb përdorim të ligjit si armë dhe politizim të drejtësisë. Kina i kërkon ShBA-së të ndalojë menjëherë veprimet e gabuara. Nëse pala amerikane këmbëngul në rrugën e vet të gabuar, pala kineze do t'i kundërpërgjigjet me vendosmëri,” vuri në dukje zëdhënësja. (Li Huailiang/Artan)