Panda Ya Ya arrin në Shangai pas qëndrimit 20-vjeçar në ShBA
2023-04-27 20:55:09

Foto: VCG

Foto: VCG

Panda gjigante Ya Ya u kthye në Kinë pas një qëndrimi 20 vjet në Shtetet e Bashkuara.

Panda 23-vjeçare u nis të mërkurën nga Tenesi, ku kishte jetuar në Kopshtin Zoologjik të Memfisit si pjesë e një projekti bashkëpunimi ndërmjet ShBA-së e Kinës për studimin e pandave gjigante. Ya Ya arriti në Shangai të enjten pasdite, ku do të karantinohet për një muaj, pastaj do të kthehet në vendlindjen e saj, Kopshtin Zoologjik të Pekinit. (Li Huailiang/Artan)