Publikohet “Raporti i zhvillimit të Kinës Digjitale 2022”
2023-04-27 21:02:32

Foto: VCG

Foto: VCG

Të enjten u hap në qytetin Fuzhou të provincës Fujian të Kinës Lindore Samiti i 6-të i Ndërtimit të Kinës Digjitale. Në ceremoninë e hapjes të këtij samiti Zyra Kombëtare e Informacionit të Internetit e Kinës publikoi “Raportin e zhvillimit të Kinës Digjitale 2022”. Sipas raportit, në vitin e kaluar numri i përdoruesve të internetit në Kinë arriti në 1.067 miliard, sa 75.6 për qind e mbarë popullsisë. Përmasa e ekonomisë digjitale në Kinë ishte 50.2 trilionë juanë, duke u renditur e dyta në botë.

Foto: VCG

Foto: VCG

Në raport bëhet e ditur që, deri në fund të vitit 2022, Kina kishte ndërtuar 2.312 milionë stacione bazë 5G. Numri i përdoruesve të internetit 5G arriti në 561 milionë, duke zënë më shumë se 60 për qind të botës.

Foto: VCG

Foto: VCG

Po sipas këtij dokumenti, ekonomia digjitale është bërë një motor i rëndësishëm për rritjen dhe transformimin e qëndrueshëm. Përmasa e ekonomisë digjitale arriti vjet 5.02 miliardë juanë, me një rritje 10.3 për qind në krahasim me vitin 2021, duke u renditur e dyta në botë. Ekonomia digjitale zë 41.5 për qind të PBB-së së Kinës. (Li Huailiang/Artan)