Raporti i Bankës Botërore, kryeministri Rama: Shqipëria ka qëndrueshmëri ekonomike
2023-04-27 11:29:24

Foto nga ATSH

Shqipëria është në një moment të jashtëzakonshëm për nga shumë elementë dhe po dalim nga një kthesë e madhe nga plani ekonomik, deklaroi kryeministri, njëherësh kreu i PS-së, Edi Rama, në një prononcim për mediet, pas mbledhjes së kryesisë së Partisë Socialiste, citon “ATSH”.  

“Bazuar në raportin e fundit të Bankës Botërore dhe përpos analizës së qëndrueshmërisë së ekonomisë, fakti që kemi nisur rritjen e pagave flet qartë për qëndrueshmërinë ekonomike”, theksoi Rama.  

Sipas tij, janë dyfishuar të ardhurat për frymë nga 3300 euro që ishin vite më parë në 6400 euro.  

“Ambicia jonë është që patjetër të prekim 10 mijë eurot në rrugën drejt Shqipërisë 2030. Këto fakte flasin për një moment jashtëzakonisht të rëndësishëm dhe domosdoshmërinë për të shkuar përpara”, tha Rama. (Elona)