BE-ja është afër vendimit për bllokimin e importeve nga Ukraina
2023-04-27 11:07:46

Foto nga VCG

Bashkimi Evropian është afër bllokimit të tepricave destabilizuese të importeve nga fermat në Ukrainë, duke u dhënë të drejtë pesë vendeve anëtare të lindjes, për të ndaluar përkohësisht produktet ukrainase, citon “RTSH” mediat e huaja.

Komisioneri i BE-së për Bujqësinë, Janusz Wojciechowski, tha pas bisedimeve mes 27 ministrave të bujqësisë se BE-ja është afër lejimit të Polonisë, Hungarisë, Sllovakisë, Bullgarisë dhe Rumanisë, për një ndalim të përkohshëm të importit për pesë produkte bujqësore që përbëjnë edhe pjesën dërrmuese të eksporteve nga Ukraina, që kanë përmbytur tregjet këtyre vendeve gjatë luftës me Rusinë. (Elona)