foto nga CFP
Gjenerata Z, përkufizimi për personat e lindur midis viteve 1995 dhe 2000, janë bërë një bazë e madhe lexuesish për librat digjitalë, sipas një raporti të bashkëpublikuar nga Biblioteka e Shangait, “China Press Publication Radio Film and Television Journal”, si dhe Grupi i Letërsisë së Kinës, një nga platformat kryesore të letërsisë online.
Vetëm në platformat e letërsisë kineze, gjenerata Z përbënte 66 për qind të të gjithë lexuesve të rinj të regjistruar në vitin 2022, të cilët lexuan rreth 2 miliardë orë dhe shkruan më shumë se 30 milionë komente. Sipas raportit, letërsia për të rinjtë, letërsia, psikologjia, kultura tradicionale dhe fanta-shkenca janë pesë kategoritë me të cilat gjenerata Z ndërvepron më shumë.
Librat më të njohur për secilën kategori janë: “Longwang” (The Dragon King: Restarting of the World), Koleksioni i plotë i Lu Xun, përkthimi kinez i “What Life Could Mean to You”, “Analektet” e Konfucit dhe “The Three-Body Problem”.
foto nga CFP
Si një grupmoshë që i kushton më shumë vëmendje rritjes së vetvetes dhe shëndetit psikologjik, lexuesit e gjeneratës Z përbënin 58 për qind të përdoruesve të rinj që lexonin libra psikologjikë në platformat e Letërsisë Kineze në vitin 2022. Leximi digjital jo vetëm që kënaq gjeneratë Z me informacion dhe njohuri, por gjithashtu ofron hapësirë që ata të mësojnë, të ndërveprojnë dhe të komunikojnë me njëri-tjetrin, duke formuar ura të rëndësishme për të rinjtë për t'u lidhur me kulturën tradicionale, shkencën dhe krijimtarinë.
Në vitin 2022, “Analektet” e Konfucit, “Dream of the Red Chamber” dhe “Journey to the West” ishin librat e preferuar të të rinjve mbi kulturën tradicionale. Libri më i diskutuar nga lexuesit e gjeneratës Z ishte “History as a Mirror”, me 15.000 komente.
Mes mbi 30 milionë komenteve të shkruara nga gjenerata Z në platformat e Letërsisë Kineze, më të spikuaturat iu kushtuan librave të popullarizimit të shkencës, ku fjala “shkencë” u shfaq mbi 420.000 herë dhe “inteligjenca artificiale” gati 400.000 herë.
foto nga CFP
“A Brief History of Time”, nga Stephen Hawking, dhe “Peasant Life in China”, nga Fei Hsiao-t'ung, janë bërë librat e preferuar që kanë popullarizuar shkencën dhe shkencat sociale.
Ndër të gjitha temat e literaturës në internet, fanta-shkenca është bërë më e preferuara e gjeneratës Z. Statistikat e “China Literature” tregojnë se gati 70 për qind e lexuesve të fanta-shkencës janë më të rinj se 30 vjeç.
Koha e preferuar e gjeneratës Z për të lexuar është mesdita dhe ora 22:00. Sipas të dhënave, 5 provincat kryesore kineze ku gjenerata Z lexon më shumë janë Guangdong, Jiangsu, Henan, Shandong dhe Zhejiang.
Literatura kineze në internet ka arritur në më shumë se 200 vende dhe rajone anembanë botës dhe 75.3 për qind e përdoruesve janë nga gjenerata Z.