Sektori postar i Kinës regjistron rritje të fuqishme në tremujorin e parë
2023-04-27 10:58:44

Foto nga VCG

Sektori postar i Kinës regjistroi një rritje të fuqishme si në të ardhurat e biznesit ashtu edhe në vëllimin e dërgesave në tremujorin e parë, duke hedhur një bazë solide për rritjen e industrisë gjatë gjithë vitit. Të dhënat e Zyrës Shtetërore të Postës, cituar nga “Xinhua”, tregojnë se nga janari në mars, sektori grumbulloi 356.21 miliardë juanë (rreth 51.45 miliardë dollarë amerikanë), një rritje prej 9 për qind nga viti në vit, ndërsa vëllimi i biznesit të tij u rrit 8.5 për qind për të arritur në 34.17 miliardë pako.

Zeng Junshan, një zëdhënës i zyrës, tha në një konferencë për shtyp se kompanitë e korrierëve trajtuan 26.89 miliardë pako në tre muajt e parë, duke u rritur me 11 për qind nga një vit më parë. Të ardhurat e kombinuara të biznesit të kompanive arritën në 258.96 miliardë juanë gjatë kësaj periudhe, një rritje vjetore prej 8.2 për qind.

Vetëm në mars, vëllimi i biznesit të kompanive korriere tejkaloi 10 miliardë dhe ritmi i rritjes u kthye në mbi 20 për qind, tha Zeng.

Momenti i mirë i rritjes në sektorin postar reflekton rritjen e besimit të konsumatorëve dhe rimëkëmbjen e fortë ekonomike, tha ai. (Elona)