Foto nga VCG
Është koha që lulet e qershisë të lulëzojnë sërish. Në pranverën e vitit 2020, shumë persona nga stafi mjekësor po luftonin në vijën e parë kundër epidemisë së koronavirusit dhe nuk kishin kohë të vlerësonin lulet e qershisë dhe të ndjenin pranverën. Tani që kanë kaluar tre vjet, Universiteti Wuhan në provincën Hubei, vendi më i famshëm i shikimit të luleve të qershisë në Kinë, i ka dërguar një ftesë stafit mjekësor që ka luftuar në vijën e parë të parandalimit dhe kontrollit të epidemisë për të përjetuar bukuritë e pranverës. Gjithashtu ky rast na jep mundësinë të shohim pas në rrugën që Kina dhe populli kinez kanë udhëtuar në tre vitet e fundit.
Duke u kthyer pas gjatë tre viteve të fundit, Kina i është përgjigjur ndikimit të pesë valëve të epidemisë globale dhe ka arritur gjithmonë efektin më të madh të parandalimit dhe kontrollit me koston më të ulët. Koordinimi i parandalimit dhe kontrollit të epidemisë me kujdesin për çështjet ekonomike dhe sociale, janë një arritje e madhe dhe pozitive.
Gjatë tre viteve të fundit, Kina ka bërë çmos për të ndihmuar vendet të luftonin epideminë, duke ndërmarrë veprime praktike për të promovuar ndërtimin e një komuniteti me një të ardhme të përbashkët për njerëzimin. Kina ka deklaruar qartë se pasi vaksina të zhvillohej dhe të vihej në përdorim, duhej të kthehej në një produkt publik global, duke kontribuar në aksesin dhe përballueshmërinë e saj në vendet në zhvillim. Ajo ka furnizuar më shumë se 2.2 miliardë doza vaksinash kundër COVID-19 në më shumë se 120 vende dhe organizata ndërkombëtare, ka ofruar qindra miliarda materiale antiepidemike në 153 vende dhe 15 organizata ndërkombëtare dhe ka dërguar ekipe ekspertësh mjekësorë kundër epidemisë në 34 vende.
Foto nga VCG
Kina mori drejtimin në gjetjen e një mënyre efektive për të parandaluar dhe kontrolluar epideminë dhe ishte e para që rifilloi punën dhe prodhimin. Ajo vazhdimisht ka ofruar materiale të ndryshme për parandalimin e epidemisë në botë dhe ka ndarë me të gjithë përvojën e saj në parandalimin, kontrollin dhe trajtimin e saj. Në fazën më të vështirë të luftës globale, Kina është bërë pjesa e pasme kryesore e furnizimit global të materialeve antiepidemike, duke ofruar një garanci solide për vendet në mbarë botën për të luftuar epideminë.
Kina vazhdon të zgjerojë hapjen e nivelit të lartë, i përmbahet globalizimit ekonomik, përmirëson vazhdimisht cilësinë dhe nivelin e bashkëpunimit tregtar dhe investues dhe përshpejton kultivimin e avantazheve të reja në konkurrencën dhe bashkëpunimin ndërkombëtar. Në vitin 2022, tregtia totale e mallrave të Kinës i kaloi 40 trilion juanë. Mjedisi i biznesit është më i përsosur dhe tërheqja e kapitalit të huaj vazhdon të rritet. Në vitin 2022, përdorimi aktual i kapitalit të huaj kaloi 1.2 trilion juanë, duke vendosur një rekord të ri.
Ndërtimi i përbashkët i "Një brez, një rrugë" ka arritur rezultate të frytshme. Deri në fund të vitit 2022, më shumë se 200 dokumente bashkëpunimi janë nënshkruar me 150 vende dhe 32 organizata ndërkombëtare. Një sërë projektesh kryesore si hekurudha Kinë-Tajlandë, ajo Hungari-Serbi dhe hekurudha e shpejtësisë së lartë Xhakarta-Bandung ishin disa prej arritjeve më të mëdha. Trenat e mallrave Kinë-Evropë po funksionojnë në mënyrë të sigurt dhe efikase. Në tre vjet janë operuar gjithsej 43 mijë trena, duke transportuar 4.2 milionë TEU (njësi matëse për kontejnerët) mallra të ndryshme, përfshirë ato antiepidemike. "Katër ekspozitat kryesore", si Ekspozita Ndërkombëtare e Importit të Kinës, Panairi i Tregtisë së Shërbimeve, Ekspozita e Konsumatorit dhe Panairi i Kantonit mbahen çdo vit. Importi dhe eksporti i përgjithshëm i mallrave të Kinës vazhdon të rritet dhe pjesa e saj e tregut ndërkombëtar të eksportit renditet e para në botë për 14 vjet radhazi. Plot 21 zona pilot të tregtisë së lirë janë shpërndarë në të gjithë Kinën. Edhe Porti i Tregtisë së Lirë Hainan nisi me sukses aktivitetin.
Foto nga VCG
Gjatë tre viteve të fundit, Kina ka këmbëngulur në unitetin për të luftuar epideminë dhe për të rimëkëmbur ekonominë, gjithashtu një kontribut për të injektuar një shtysë të fortë edhe për rimëkëmbjen e ekonomisë botërore. Me hapjen dhe bashkëpunimin e saj, ajo ka dhënë kontribute të rëndësishme për ruajtjen e stabilitetit dhe qetësisë së zinxhirëve globalë industrialë dhe të furnizimit, duke injektuar një shtysë të konsiderueshme në rimëkëmbjen e ekonomisë botërore.
Megjithëse norma e rritjes së ekonomisë botërore në përgjithësi është ngadalësuar, ekonomia kineze ka ruajtur një qëndrueshmëri të fortë dhe është bërë burimi kryesor i fuqisë për rritjen ekonomike botërore. Kina ka vazhduar të rrisë përpjekjet e makro-kontrollit, duke marrë drejtimin e rimëkëmbjes mes vendeve në botë dhe ka përballuar ndikimin e raundeve të shumta të epidemisë, duke ruajtur një tendencë pozitive rikuperimi. Në vitin 2020 Kina u bë e vetmja ekonomi e madhe në botë që do të arrinte rritje pozitive; në 2021-in, një rritje prej 8.4 për qind dhe në vitin 2022 do përballonte presionin në rënie dhe ruante rritjen ekonomike. Nga viti 2020 deri në 2022-in, norma mesatare vjetore e rritjes së PBB-së së Kinës ishte 4.5 për qind, duke e bërë atë një nga ekonomitë me normën më të lartë të rritjes mesatare vjetore midis vendeve të G20-ës.
Në tre vitet e fundit, PBB-ja e Kinës është rritur me rreth 3.5 trilion dollarë amerikanë, që përbën më shumë se një të katërtën e rritjes ekonomike botërore, duke u shndërruar në stabilizuesin dhe burimin kryesor të energjisë për rimëkëmbjen e ekonomisë botërore. Të gjitha palët janë përgjithësisht optimiste për perspektivat e zhvillimit ekonomik të Kinës në vitin 2023. FMN parashikon që norma e rritjes ekonomike në Kinë të arrijë në 5.2 për qind në vitin 2023, që është burimi kryesor i shtysës për rritjen ekonomike botërore.
Tashmë makinat janë ndezur, punëtorët janë në kulmin e aktivitetit, porositë po rriten, konsumi po lulëzon dhe logjistika po funksionon. Të gjitha krahinat e ndryshme të Kinës kanë nisur të shpejtojnë zhvillimin ekonomik dhe vitaliteti e besimi i aktorëve të ndryshëm të tregut janë një stimul më tepër. Po grumbullohet energjia kinetike dhe po lirohet vitaliteti. Pranvera e vitit 2023 është e para pas përmirësimit të masave për parandalimin dhe kontrollin e epidemisë në Kinë, të cilat hynë në një fazë të re. Pranvera e re, shpresa e re dhe lulet e bukura të qershisë paralajmërojnë një të ardhme të lulëzuar.