Jinan i Kinës Lindore, mbi 2500 udhëtime të trenave të mallrave Kinë-Evropë
2023-04-27 11:32:31

Foto nga VCG

Qyteti Jinan, kryeqendra e provincës Shandong të Kinës Lindore, ka regjistruar mbi 2500 udhëtime me tren mallrash Kinë-Evropë që nga fillimi i shërbimit në gusht 2017.

Autoritetet lokale bënë të ditur në një konferencë për shtyp se shumë se 2.2 milionë tonë ngarkesë me vlerë mbi 3 miliardë dollarë amerikanë është transportuar përmes 13 rrugëve të shërbimit, duke lidhur Jinan me 47 qytete të 20 vendeve, përcjell “Xinhua”.

Sipas “China State Railway Group Co., Ltd”, numri i shërbimeve të trenave të mallrave Kinë-Evropë u rrit me 15 për qind nga viti në vit në 4186 udhëtime në tremujorin e parë të vitit. (Elona)