Kina realizon regjistrimin e unifikuar të pasurive të paluajtshme
2023-04-27 10:24:25

Foto nga VCG

Kina ka realizuar plotësisht regjistrimin e unifikuar të pasurive të paluajtshme. Në një konferencë për shtyp, ministri i Burimeve Natyrore, Wang Guanghua, tha se pas dhjetë vjet përpjekjesh, vendi ka krijuar një sistem të unifikuar regjistrimi që mbulon të gjitha llojet e të drejtave të pronës së paluajtshme, citon “Xinhua”.

Në mars 2013, Kina vendosi të ngrejë një agjenci për regjistrimin e unifikuar të pasurive të paluajtshme dhe për të integruar përgjegjësitë përkatëse të caktuara për departamente të shumta. Vendi propozoi unifikimin e administratës së regjistrimit, dokumenteve dhe certifikatave, si dhe platformat e informacionit.

Gjatë dhjetë viteve të fundit, Kina ka lëshuar më shumë se 790 milionë certifikata të të drejtave të pronës së paluajtshme dhe 360 milionë dokumente regjistrimi, treguan të dhënat zyrtare. Vendi uli kohën e nevojshme për të bërë regjistrime të rregullta ose kolaterale në jo më shumë se pesë ditë, duke rënë me 83 për qind të kohës mesatare në 2015-s.

Kina ka përfunduar regjistrimin e pronave për të gjitha familjet e zhvendosura për të dalë nga varfëria dhe regjistrimet e pronësisë për 413 milionë mu (rreth 27.5 milionë hektarë) tokë shtetërore për kultivim bujqësor.

Regjistrimi i pronës në Kinë, i përsosur me kalimin e viteve, i ka dhënë mbrojtje më të mirë të drejtave të pronës dhe ka mundësuar transaksione më të sigurta, duke formuar një bazë më të fortë për ekonominë.

Për të promovuar rigjallërimin rural, Wang bëri thirrje për përpjekje solide për të zbatuar regjistrimin për të drejtat e kontraktuara të menaxhimit dhe të drejtat e menaxhimit të tokës në zonat rurale. Regjistrimi dhe certifikimi i pronësisë së banesave duhet të përfundojë brenda tre deri në pesë vjet, shtoi ai. (Elona)