Kina, e para në botë për numrin e njësive të energjisë bërthamore në ndërtim
2023-04-26 17:48:46

Foto nga VCG

Kina vazhdon të udhëheqë në botë për numrin e njësive të energjisë bërthamore në ndërtim, me 24 të tilla, me një kapacitet  të përgjithshëm të instaluar 26.81 milionë kilovatë (kW), thuhet në një libër blu të publikuar nga Shoqata e Energjisë Bërthamore e  Kinës të premten.

Po sipas këtij dokumenti, Kina i ka vënë në funksionim njësitë e saj të energjisë bërthamore në një mënyrë të sigurt e të qëndrueshme për një kohë të gjatë, duke bërë përparim të vazhdueshëm në ndërtimin e tyre.

Që nga viti 2022, autoritetet përkatëse kineze kanë miratuar 10 njësi të reja të energjisë bërthamore, duke vendosur tre njësi të reja në funksionim komercial dhe duke filluar ndërtimin e gjashtë njësive të reja.

Deri tani në Kinë ka 54 njësi të energjisë bërthamore komerciale me një kapacitet të përgjithshëm të instaluar 56.82 milion kW, duke u renditur në vendin e tretë në botë.

Gjithashtu, Kina e ka vënë në përdorim energjinë e vet bërthamore me një siguri të nivelit të përparuar ndërkombëtar.