"The Guardian": Ekspertët e OKB-së po inspektojnë përdorimin e dhunës raciale prej policisë amerikane
2023-04-26 17:24:44

Foto nga siti i gazetës "The Guardian"

Foto nga siti i gazetës "The Guardian"

Gazeta britanike “The Guardian” njoftoi ditët e fundit që një grup ekspertësh të OKB-së për të drejtat e njeriut kanë mbërritur në ShBA, për të inspektuar problemet si drejtësia raciale, zbatimi i dhunshëm i ligjit nga policia amerikane etj. Publiku shpreson që grupi mund ta nxiste qeverinë amerikane të zbatojë si duhet detyrimet e mbrojtjes së të drejtave të njeriut.

Siç mësohet, ky grup i pavarur i autorizuar nga Këshilli i të Drejtave të Njeriut i OKB-së nisi nga 24 prilli një inspektim dyjavor në disa qytete të ShBA-së. Grupi u krijua në reagim të protestave masive të zhvilluara pas vrasjes në vitin 2020 të George Floyd-it nga policia amerikane.  OKB-ja deklaroi më parë se ky inspektim synon “nxitjen e reformimit të mëtejshëm të drejtësisë dhe të barazisë raciale”. Ekspertët do të shqyrtojnë bazën ligjore dhe procedurat ligjzbatuese të praktikuara nga policia dhe do të gjykojnë nëse ato janë në përputhje me standardet ndërkombëtare të mbrojtjes së të drejtave të njeriut.

I biri i Collette Flanagan-it, themeluese e organizatës amerikane “Nënat kundër brutalitetit policor”, u vra nga policia e shtetit Teksas. Ajo tha se vrasjet nga forcat e zbatimit të ligjit në ShBA janë bërë të zakonshme dhe ndodhin pothuajse çdo ditë. Sipas saj, brutaliteti vdekjeprurës policor është shkelje e rëndë e të drejtave të njeriut dhe afroamerikanët janë ata që vuajnë më shumë.