Banorët e Pekinit përqafojnë gjithnjë e më shumë "transportin e ngadaltë"
2023-04-26 14:32:25

CFP

CFP

Banorët në gjashtë rrethet qendrore të Pekinit kanë përqafuar gjithnjë e më shumë mjete transporti më të ngadalta, ka  deklaruar Komisioni Komunal i Transportit i Pekinit, shkruan Xinhua.

Në vitin 2022, 49 për qind e udhëtimeve të bëra nga këta banorë përfshinin ecje ose ngasje biçikletash, tha komisioni, duke shtuar se raporti ishte më i larti në një dekadë. Konkretisht, 31,7 për qind e udhëtimeve janë bërë në këmbë ndërsa 17,3 për qind me biçikletë.

Vitet e fundit, autoritetet në Pekin kanë marrë masa të ndryshme për të nxitur banorët të përdorin mjete transporti më të ngadalta, gjë që ndihmon në lehtësimin e bllokimit të trafikut dhe është më miqësore me mjedisin. Në rrethin Haidian, në vitin 2022, u zgjeruan 319 kilometra korsi biçikletash.(Fatosi)

CFP

CFP