Ministria e Sigurisë Publike e Kinës paraqet demarsh serioz ndaj agjencive ligjzbatuese të ShBA-së
2023-04-26 21:33:52

Foto nga VCG

Zëdhënësi i Ministrisë së Sigurisë Publike të Kinës njoftoi të mërkurën se kjo ministri bëri demarsh serioz dhe protestoi me forcë ndaj përfaqësuesve të Departamentit të Drejtësisë të ShBA-së dhe FBI-së në lidhje me ndjekjen penale ndaj 40 oficerëve të policisë dhe zyrtarëve të tjerë të qeverisë kineze me prova të fabrikuara për të ashtuquajturin "represion transnacional"

Ministria e Sigurisë Publike kundërshton me vendosmëri të ashtuquajturin "represion transnacional" të sajuar me qëllim të keq nga pala amerikane, kundërshton me vendosmëri manipulimin politik nga agjencitë e zbatimit të ligjit të SHBA nëpërmjet hapjes së çështjeve penale dhe kundërshton me vendosmëri bashkëpunimin nga agjencitë ligjzbatuese të ShBA-së me qeverinë amerikane për të hedhur baltë ndaj Kinës nën maskën e zbatimit të ligjit.

Ministria e Sigurisë Publike kundërshton me vendosmëri veprimet e mbrapshta të ndjekjes penale prej agjencive të zbatimit të ligjit në ShBA-së ndaj oficerëve të policisë kineze dhe zyrtarëve të departamenteve të internetit dhe informacionit. Ndjekja penale nuk ka asnjë bazë ligjore dhe është e fabrikuar. (Çang Çuo)