Quan-i i Kuq: Një kombinim i shkathtësisë dhe fleksibilitetit
2023-04-26 18:28:06

Qysh nga koha e dinastive të lashta Zhou dhe Qin (1046 para e. s. -207 para e. s.), të cilat e kishin origjinën në provincën Shaanxi të Kinës Veriperëndimore, Quan-i i Kuq është stili i parë që kombinon kulturën tradicionale kineze me artet marciale. Teknika e Quan-it të Kuq karakterizohet prej shkathtësisë, fleksibilitetit, qartësisë së mendimit, lëvizjeve të dukshme sulmuese dhe mbrojtëse e forcës. 

CGTN

CGTN

Li Quanhai jep mësim në Departmentin e Trajnimit të Kolegjit të Policisë të Shaanxi-së. Ai e përfshin Quan-in e Kuq në mësimet e përditshme të tij, veçanërisht përdorimin e "duarve të kryqëzuara". Li mendon se punonjësve të policisë u nevojiten këto lëvizje të mbrojtjes e kontrollit për frenimin e kundërshtarëve e për mposhtjen e tyre, dhe jo për t'i rrahur. 

Quan-i i Kuq përfshin 7 sisteme, secili me veçoritë unike të tij. Duhen mësuar pozicionet, lëvizjet, rutinat dhe teoritë. Pozicionet janë themeli dhe rrënja e Quan-it të Kuq. Ai stërvit tejzat, ijët dhe belin, duke aktivizuar tërë trupin. Lëvizjet përfshijnë ato të barkut, të kofshës dhe të këmbëve.

Quan-i i Kuq ka lëvizje të zgjuara. Hapat duhet të jenë shumë të shkathët e trupi duhet të mbahet elastik. Gjatë mësimit të kungfusë, është më mirë që të bëhesh mjeshtër i një teknike sesa të merresh me të gjitha. Qëllimi i ushtrimit është për ta mbajtur veten elastik dhe të shkathët.

CGTN

CGTN

"Gjatë mësimdhënies në kolegj, zbulova se disa studentë janë interesuar në praktikimin e rutinave. Ata besojnë se është më mirë që të mësojnë më shumë lidhur me to për një performancë të mirë. Ka edhe studentë që stërviten me shumë mund, por kur diplomohen dhe shkojnë në punë, shumica e tyre nuk mendojnë më për stërvitjen. Por shpresoj që shpirti i wushu-së do të përshkojë jetën e tyre," tha Li. (Xu Guang)

CGTN

CGTN