CMG-ja: ShBA-ja ka ngecur në kurthin e përdorimit të tepruar të armëve
2023-04-25 20:05:09

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Për incidentet e shumta të sulmeve me armë në ShBA, gazeta "New York Times" komentoi: “Ata thjesht shkuan në vendin e gabuar, hapën derën e gabuar dhe bënë gabime pa dashje, por këto sollën pasoja fatale.”

 

Një afroamerikan 16-vjeçar u qëllua pasi shkoi në një banesë të gabuar për të pritur të vëllanë, një femër u vra pasi drejtoi makinën në një vend të gabuar për të gjetur banesën e një miku, dy të rinj u plagosën me armë pasi e hapën gabimisht derën e makinës... "USA Today" njoftoi që, dekadat e fundit, ngjarjet e të shtënave me armë dhe vrasjet për shkak të "ndodhjes në vendin e gabuar" kanë shkaktuar pasoja tragjike për ShBA-në.

 

Të dhënat nga Komisioni Kombëtar për Drejtësinë Penale tregojnë që, në gjashtëmujorin e parë të vitit 2022, grabitjet në qytetet kryesore amerikane janë shtuar 19 % dhe vjedhjet janë rritur me 20 %. "USA Today" njoftoi që po gjatë asaj periudhe vrasjet janë rritur me 50 % në krahasim me 2019-n dhe sulmet e rënda janë shtuar me 36 %.

 

Në këto raste tragjike, racizmi është një shkak i rëndësishëm. Duke pasur paragjykime të thella, shumë amerikanë mendojnë gabimisht se “njerëzit jo të bardhë janë të rrezikshëm” dhe hapin zjarr ndaj pjesëtarëve të pakicave, edhe pse nuk janë të kërcënuar. Të dhënat tregojnë që, ndër viktimat, afroamerikanët 15-34 vjeçarë zënë pjesën më të madhe dhe niveli i vrasjes së afroamerikanëve është 10 herë më i madh se i amerikanëve të bardhë.

 

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Vitet e fundit, probleme si opinioni i përçarë publik amerikan, zgjerimi më tej i hendekut ndërmjet të pasurve e të varfërve dhe polarizimi politik, duke u ndërthurur me racizmin, kanë shkaktuar shtimin e mosmarrëveshjeve e konflikteve dhe banorët sigurisht kanë një ndjenjë pasigurie në rritje. Një sondazh tregon që në fillim të viteve '70 të shekullit të kaluar, afro gjysma e amerikanëve besonin që shumica e njerëzve janë të besueshëm, ndërsa në vitin 2020 shifra është ulur në më pak se një të tretën.

 

Nën ndikimin e frikës dhe shqetësimit, gjithnjë e më shumë amerikanë po blejnë armë për sigurinë e vet. Një studim nga Universiteti Verilindor dhe Universiteti i Harvardit tregon që, nga janari 2019 deri në prill 2021, afro 7.5 milionë të rritur amerikanë bënë blerjen e parë të armëve dhe afro gjysma e tyre ishin femra, 20% ishin afroamerikanë dhe 20 % latino. Kur njerëzit janë të detyruar “të zotërojnë një armë”, mund të thuhet që shoqëria amerikane është futur në një rreth vicioz “pasiguri-blerje armësh-më shumë pasiguri,” thuhet në një koment të Grupit Mediatik të Kinës (CMG).

 

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Hapja e zjarrit pa u kërcënuar e kalon sferën e "vetëmbrojtjes". Por ligji në disa pjesë të ShBA-së e lejon një gjë të tillë. Një studim nga revista amerikane "The Journal of the American Medical Association" vë në dukje që ligji i ashtuquajtur “Mos hap rrugë” e ka ngritur nivelin e vrasjeve nga 8 % në 11 % dhe ky ligj është quajtur nga Shoqata e Avokatëve e ShBA-së si “leje vrasjeje me kosto të ulët”.

 

Është e paimagjinueshme që superfuqia e vetme e botës, që e quan veten si "fari i të drejtave të njeriut", “hapja e zjarrit” është përpara “hapjes së gojës”. "Atëherë, kush do të mbrojë të drejtat e njeriut të atyre amerikanëve të vrarë para se të flisnin?" pyet në fund të komentit të vet CMG-ja.