Rriten eksportet shqiptare të produkteve të detit
2023-04-25 14:45:45

Foto nga ATSH

Eksportet e peshkut të freskët dhe të përpunuar nga Shqipëria u rritën me 8 milionë euro gjatë vitit të kaluar, shkruan ATSH. Zgjerimi i eksporteve të produkteve të detit është mbështetur nga rritja e investimeve në industrinë përpunuese, prodhimet e të cilave janë mjaft të kërkuara nga tregjet e huaja.

Qeveria shqiptare ka adresuar për sektorin e peshkimit vitet e fundit një sërë lehtësish fiskale, si heqja e akcizës për karburantin, heqja e taksës së karbonit, heqjen e TVSH për rrjetat, anijet, pajisjet elektronike, etj. Ndikim ka dhënë mbështetja me subvencioni përmes Skemës Kombëtare për rinovimin e anijeve të peshkimit. Këtë vit skema  parashikon subvencionim 50 % të vlerës të blerjes së anijes së peshkimit në vlerë financimi, jo më shumë se 13,500,000 lekë për anije. Në Shqipëri operojnë mbi 220 anije peshkimi.(Fatosi)