Fluturime direkte Londër-Xi'an
2023-04-25 11:04:37

Foto nga VCG

Një linjë fluturimi direkt që lidh Londrën dhe Xi'an, kryeqyteti i provincës Shaanxi të Kinës veriperëndimore, rifilloi të dielën, pas një pauze trevjeçare për shkak të pandemisë COVID-19, njofton Xinhua. Fluturimi i parë ishte planifikuar të nisej nga Aeroporti Heathrow në orën 22:00 me orën lokale (2100 GMT) të dielën dhe  arriti në Xi'an për rreth 10.5 orë.

"Unë e kam pritur këtë për një kohë të gjatë," tha Tarvin Joseph, një student i vitit të tretë që studion në Universitetin e Studimeve Ndërkombëtare të Pekinit.

Me fluturimin direkt është shumë më e lehtë të udhëtosh për në Kinë, veçanërisht për ata që udhëtojnë me fëmijë, tha Carl Rosenberg, i cili do të udhëtojë në Xi'an me fëmijën e tij tre vjeçar. Linja ndërkontinentale, e operuar nga Tianjin Airlines e Kinës, ka transportuar më shumë se 75,000 pasagjerë që nga fillimi i saj në maj 2018.

Me rifillimin e itinerarit, linja ajrore ka nisur gjithashtu fluturime lidhëse nga mbi 50 aeroporte vendase nëpërmjet Xi'an-it në Londër, duke u ofruar pasagjerëve në të gjithë Kinën më shumë opsione.

“Është kënaqësi e madhe që ne mund t'i ofrojmë popullit kinez mundësinë për të ardhur në Britani dhe për të kaluar në mes të dy vendeve”, tha Mark Hardman, menaxher i shërbimeve në Terminalin 3 të Aeroportit Heathrow. Fluturimet direkte të pasagjerëve midis Kinës dhe Britanisë kanë rifilluar që nga gushti 2022.

Pasagjerëve kinezë nuk u është kërkuar më të bëjnë një test COVID para nisjes përpara se të udhëtonin në Britani që nga 5 prilli i këtij viti.(Fatosi)