Rregullatori kryesor i letrave me vlerë të Kinës i jep dritë jeshile projekteve të obligacioneve të korporatave
2023-04-25 13:23:57

Foto nga VCG

Komisioni Rregullator i Letrave me Vlerë të Kinës (CSRC) njoftoi të dielën se miratoi regjistrimin e 34 projekteve të obligacioneve të korporatave, njofton Xinhua. Projektet e obligacioneve të korporatave, të parat e këtij lloji, u dorëzuan nga Komisioni Kombëtar i Zhvillimit dhe Reformës, duke menduar për të mbledhur fonde që arrijnë në 54.2 miliardë juanë (rreth 7.88 miliardë dollarë amerikanë).

Fondet do të përdoren për të mbështetur transportin, parqet industriale, urbanizimin, ndërtimin e shtëpive të vendbanimeve, zhvillimin e integrimit industrial në zonat rurale, qytetet inteligjente 5G dhe përmirësimin gjithëpërfshirës të mjedisit ekologjik, tha Komisioni Rregullator i Letrave me Vlerë të Kinës (CSRC).(Fatosi)