Çmimet e mjeteve të prodhimit bien në Kinë
2023-04-25 14:46:53

Foto nga VCG

Shumica e mallrave kapitale në Kinë shënuan çmime më të ulëta në mes të prillit krahasuar me fillimin e prillit, treguan të hënën të dhënat zyrtare, njofton Xinhua.  Nga 50 mallrat e monitoruara nga qeveria, të cilat përfshijnë tuba çeliku pa tegel, benzinë, qymyr, plehra dhe disa produkte bujqësore të përdorura kryesisht për përpunim, 19 shënuan çmime në rritje, 29 u regjistruan çmime më të ulëta dhe dy mbetën të pandryshuara, sipas Zyrës Kombëtare të Statistikat (NBS).

Çmimet e mishit të derrit ranë 2.8 për qind në mes të prillit në 14.1 juanë (rreth 2.05 dollarë amerikanë) për kg, treguan të dhënat e NBS. Shifrat, të publikuara çdo 10 ditë, bazohen në një anketë me afro 2,000 shitës me shumicë dhe shpërndarës në 31 rajone të nivelit provincial në të gjithë vendin.(Fatosi)