BE-ja, e pavarur strategjikisht apo vasale e të tjerëve?
2023-04-25 16:38:47

Foto nga CMG

Ditët e fundit, presidenti francez Emmanuel Macron u shpreh në raste të ndryshme se Europa duhet të ulë varësinë ndaj ShBA-së, për të realizuar autonominë strategjike. Fjalët e Macron-it gjetën jehonë nga politikanë si presidenti i Këshillit Europian Charles Michel, por u pritën edhe me dyshime e kritika.

Në fakt, zhvillimi i politikave të pavarura të sigurisë dhe të mbrojtjes është objektivi prej dekadash i Bashkimit Europian dhe pjesë e synimit të Brukselit për krijimin e një bote shumëpolare. Konflikti Rusi-Ukrainë e ka bërë Europën të jetë më e varur nga NATO-ja e drejtuar nga ShBA-ja në fushën e sigurisë. Por, nga ana tjetër, veprimet e ShBA-së që dëmtojnë interesat e Europës, kanë ngjallur pakënaqësinë e liderëve europianë. Për këtë, z. Charles Michel tha: “Do të ishte e gabuar të supozonim që do të ndjekim gjithmonë në mënyrë të verbër e sistematike qëndrimin e ShBA-së mbi të gjitha çështjet, vetëm duke u nisur nga aleanca jonë”.