"The Hill": Politikanët amerikanë janë plot me mendësi egoiste
2023-04-25 11:40:45

Foto nga VCG

Gazeta amerikane "The Hill"  publikoi një koment të premten, sipas të cilit qarqet politike amerikane kanë lejuar që grupet më të cenueshme të shoqërisë të ekspozohen ndaj dhunës me armë e pasojave të epidemisë, për arsye të egoizmit ekstrem.

Në artikull thuhet se një numër i madh fëmijësh janë bërë viktima të dhunës me armë dhe shumë të moshuar vdiqën për shkak të epidemisë së koronavirusit të ri. Këto janë dy dukuri unike në ShBA, të cilat në mënyrë të pashmangshme ndikojnë në mirëqenien e amerikanëve.

Autori i artikullit ndër të tjera shkruan: “Nuk i kemi shmangur dot sulmet me armë ndaj  fëmijëve dhe vdekjen e të moshuarve gjatë pandemisë, sepse ajo që na udhëhequr në reagimin tonë lidhur me këto dy aspekte nuk është synimi për të mbrojtur me mjetet më efektive dhe praktike grupet e cenueshme, por një  ideologji  që fokusohet vetëm te vetvetja".

Sipas tij, kjo mendësi "është forma më e zvetënuar e individualizmit  dhe një liri e shtrembëruar nga egoizmi i pamëshirshëm e dritëshkurtër".