Ermonela Jaho është nderuar ICMA me çmimin “Artisti i Vitit 2023”
2023-04-25 14:59:35

Foto nga RTSH

Sopranoja shqiptare me famë botërore Ermonela Jaho është nderuar nga juria ndërkombëtare të ICMA ( International Classical Music Awards) me çmimin “Artisti i Vitit 2023”, gjatë një ceremonie në Wrocław të Polonisë.

Lajmi është bërë i ditur nga vetë sopranoja në rrjetet sociale. Mes falenderimeve të shumta sopranoja shkruan se "Le të punojmë të gjithë së bashku për ta lënë këtë botë një vend më të mirë sesa e gjetëm përmes artit".

Mes atyre që e kanë uruar sopranon Jaho ka qenë dhe presidenti i Shqipërisë Bajram Begaj. "Ju jeni një Ambasadore e shkëlqyer e Shqipërisë në botë, ndaj arritjet tuaja artistike kanë duartrokitjet dhe mirënjohjen e të gjithë shqiptarëve!" shkruan Begaj në Facebook.(Fatos)