Xi Jinping-u, letër urimi Konferencës së Aleancës për Ruajtjen e Trashëgimisë Kulturore Aziatike
2023-04-25 16:31:07

Foto nga VCG

Presidenti kinez Xi Jinping i dërgoi të mërkurën një letër urimi Konferencës së Aleancës për Ruajtjen e Trashëgimisë Kulturore Aziatike.

Xi Jinping-u vuri në dukje se Azia është një vendlindje e rëndësishme e qytetërimeve njerëzore, ka një trashëgimi jashtëzakonisht të pasur kulturore dhe ka shkruar një kapitull të larmishëm e plot ngjyra në historinë e zhvillimit të qytetërimit botëror. "Në vitin 2019, në Konferencën për Dialogun e Qytetërimeve Aziatike, unë propozova mbrojtjen e trashëgimisë kulturore aziatike. Gjatë katër vjetëve të fundit, të gjitha palët janë përgjigjur në mënyrë aktive dhe kanë punuar së bashku për të kryer bashkëpunim praktik në studimin e qytetërime të lashta, kërkimet arkeologjike, restaurimin e vendeve historike, shkëmbimet muzeore etj., duke dhënë kontributin e ri të Azisë për mbrojtjen e thelbit të qytetërimit njerëzor," vuri në dukje presidenti Xi.

Konferenca e Aleancës për Ruajtjen e Trashëgimisë Kulturore Aziatike, që u hap të martën në Xi'an të provincës Shaanxi, është organizuar nga Ministria e Kulturës dhe e Turizmit e Kinës, Administrata Shtetërore e Trashëgimisë Kulturore e Kinës dhe provinca Shaanxi. (Çang Çuo)