Fundoset varka me emigrantë në brigjet italiane
2023-04-25 15:06:41

Foto nga VCG

Njëzet persona rezultojnë të zhdukur, pasi një varkë me emigrantë u përmbyt në ujërat italiane. Mediat italiane shkruajnë se rreth 40 persona arritën të mbijetonin, mes të cilëve ishin 26 burra, 8 gra dhe 6 të mitur. Ndërkohë autoritetet kanë nisur tashmë hetimet lidhur me këtë ngjarje të rëndë, ndërsa të mbijetuarit në javët në vijim do të intervistohet lidhur me këtë situatë.(Fatosi)