MJK: Mediat e disa vendeve e kanë keqinterpretuar qëndrimin e Kinës mbi çështjen e Ukrainës
2023-04-25 11:36:58

Foto nga VCG

Ministria e Jashtme kineze bëri thirrje të hënën për vigjilencë, ndërsa mediat e disa vendeve janë përpjekur ta keqinterpretojnë pozicionin e Kinës për çështjen e Ukrainës dhe të krijojnë mospajtim midis Kinës dhe vendeve përkatëse.

Zëdhënësja Mao Ning i tha këto në një konferencë të përditshme shtypi kur iu kërkua të komentonte mbi deklaratat e bëra nga ambasadori kinez në Francë Lu Shaye.

Të premten e kaluar, ambasadori Lu dha intervistë për një medie franceze, ku lidhur me çështjen e Krimesë, tha se ajo varet nga mënyra se si perceptohet problemi. Sipas tij, Krimeja ka qenë historikisht pjesë e Rusisë dhe i ishte dhënë Ukrainës nga ish-udhëheqësi i Bashkimit Sovjetik Nikita Hrushov.

"Pozicioni i Kinës mbi çështjet përkatëse mbetet i pandryshuar. Për çështjet lidhur me sovranitetin territorial, qëndrimi i Kinës është i qëndrueshëm dhe i qartë," vuri në dukje zëdhënësja. Ajo theksoi se Kina respekton sovranitetin, pavarësinë dhe integritetin territorial të të gjitha vendeve dhe zbaton qëllimet e parimet e Kartës së OKB-së.

Pas shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik, Kina ishte një nga vendet e para që vendosën lidhje diplomatike me vendet e shqetësuara, theksoi Mao.

Që nga vendosja e lidhjeve diplomatike me këto vende, Kina ka ndjekur parimet e respektit të ndërsjellë dhe barazisë në zhvillimin e marrëdhënieve të miqësisë dhe bashkëpunimit dypalësh me to, shtoi ajo.

Mao theksoi se Kina respekton statusin e ish-republikave sovjetike si vende sovrane pas shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik.  

"Për çështjen e Ukrainës, qëndrimi i Kinës është i qartë e konsistent. Ne do të vazhdojmë të punojmë me bashkësinë ndërkombëtare për të dhënë kontribut për lehtësimin e një zgjidhjeje politike të krizës ukrainase," u shpreh zëdhënësja e diplomacisë së Kinës.