Shkalla e papunësisë në Kinë bie në mars
2023-04-25 15:01:46

Foto nga VCG

Tregu i punës i Kinës mbeti i qëndrueshëm në tremujorin e parë të këtij viti me një normë në rënie të papunësisë dhe më shumë vende pune të krijuara, treguan të dhënat zyrtare të hënën, njofton Xinhua.

Shkalla e papunësisë urbane e anketuar ra në 5.3 për qind në mars, nga 5.6 për qind në shkurt, dhe numri i vendeve të reja të punës ishte 2.97 milionë, tha në një konferencë për shtyp Lu Aihong, zëdhënës i Ministrisë së Burimeve Njerëzore dhe Sigurimeve Shoqërore.(Fatos)