
Foto: Këshilltari kinez i Shtetit dhe ministri i Sigurisë Publike Wang Xiaohong u takua me një delegacion nga Shërbimet e Disiplinuara të HKSAR-it në kryeqytetin e Kinës Pekin, 24 prill 2023. / "Xinhua"
Këshilltari i Shtetit e ministri i Sigurisë Publike i Kinës Wang Xiaohong u takua të hënën me një delegacion nga Shërbimet e Disiplinuara të Rajonit të Posaçëm Administrativ të Hong-Kongut (HKSAR), të kryesuar nga Tang Ping-keung, sekretari për sigurinë i qeverisë së HKSAR-it.

Foto nga VCG
Duke e njohur plotësisht kontributin e dhënë prej Shërbimeve të Disiplinuara të HKSAR-it për sigurinë kombëtare dhe qëndrueshmërinë shoqërore të Hong-Kongut, Wang shprehu shpresën që Shërbimet e Disiplinuara do të kenë një njohje të thellë të elementeve kyçe të parimit "Një vend, dy sisteme" dhe do të përkrahin administrimin e bazuar në ligj nga qeveria e HKSAR-it.

Foto nga VCG
Ai tha që Shërbimet e Disiplinuara të HKSAR-it pritet të ruajnë autoritetin e qeverisë së HKSAR-it në ushtrimin e detyrës, të vazhdojnë forcimin e sigurisë kombëtare dhe qëndrueshmërisë shoqërore të Hong-Kongut dhe t'i shërbejnë aktivisht zhvillimit ekonomik e shoqëror të rajonit.
